Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Protestat e dhunshme, Berisha kërcënon Ramën: Zgjidh fatin e Ramiz Alisë! Protestuesit ‘liberatorë’, sipërmarrësit t’i mbështesin!


Teksa jashtë protestohej, nga selia e PD Sali Berisha e përsëriti kërkesën për dorëheqjen e Ramës si rruga e vetme për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar me protesta. Ai i kërkoi edhe pedagogëve, prindërve, mjekëve e bizneseve t’i bashkohen studentëve.

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama nuk e ka opsion dorëheqjen, kreu i opozitës Sali Berisha thotë se ajo është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund krizës dhe protestave që kanë mbërthyer vendin. “Në këtë orë të historisë, çdo shqiptar midis narkoregjimit të urryer dhe studentëve, realisht liberatorë duhet të bëjë zgjedhjen e tij. Indiferenca është zgjedhja më e keqe. PD mbështet fuqishëm kërkesat e lëvizjes studentore. Dhe i kërkon Edi Ramës të japë menjëherë dorëheqjen”, tha Berisha. Berisha deklaron se PD nuk do të tërhiqet nga mbështetja ndaj protestës në Tiranë, që prej tre ditësh vijon të dhunojë e shkatërrojë prona publike e private. Përmes një deklarate, kryedemokrati i kërkon kryeministrit Rama të japë dorëheqjen duke e paralajmëruar që të zgjedhë fatin e Ramiz Alisë dhe jo të Çausheskut. LEXO EDHE:Sulmet ndaj institucioneve financiare, Shoqata e Bankave: Depozitat janë të sigurta, shërbimet do të varen nga siguria "Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cënojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore. Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka. Të japë dorëheqjen!", thotë Berisha. Për Berishën të gjithë studentët dhe nxënësit duhet të bojkotojnë mësimin. “U bëj thirrje të gjithë nxënësve, maturantëve në mbarë Shqipërinë të bojkotojnë mësimet, shkollën për të shpëtuar ëndrrën e tyre më të bukur. Për të shpëtuar të ardhmen e tyre”, tha Berisha. Edhe pse shumë biznese private janë sulmuar dhe shkatërruar gjatë këtyre orëve Berisha thotë se ato duhet të bëhen me protestuesit. “Mos bini viktimë e narkopropagandës. Këto vajza dhe djem, që po përballen si luanë me narkopolicinë, nuk e kanë vetëm për veten e tyre, e kanë për shoqërinë, por edhe për bizneset tuaja, për shtetin ligjor, për suksesin tuaj. Nuk është e drejtë që në Tiranë dhe në rrethe të derdhen dhjetëra mijëra të rinj kurse ti të mos shpallësh një grevë në solidaritet me ta. Sigurisht ke frikë nga sanksionet, por atij po i thyhen kockat, po i çahet kafka dhe po e bën për ty. Është e pafalshme indiferenca e bizneseve të vogla ndaj tyre, nuk mund të keni kurrë aleatë si ata”, vijoi kryedemokrati. Ndërsa si gjithnjë, akuzoi se policia, ka ushtruar dhunë shtazore ndaj protestuesve. “Edi Rama ndërtoi parajsën e tij mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndërkohë, theksoj dhe njëherë, hodhi në flakë, në zjarr ëndrrat e mbi 47% të shqiptarëve që u detyruan të marrin rrugët e dheut nga varfëria dhe skamja e këtij vendi. Hodhi në zjarr, dogji me zjarr shpresat e një kombi, e shqiptarëve që vendi i tyre të bëhet. Dogji në flakë dhe zjarr qenien, vetë qenien shqiptare, e dëmtoi sa askush tjetër.Në reagimin e tij, pak të thuash shtazor, ndaj protestës paqësore të studentëve, theu kocka dhe çau kafka si askush tjetër ndaj tyre”, tha Berisha. Më herët, grupi parlamentar i PD, doli me një deklaratë publike nga ku tha se deputetët e opozitës mbështesin protestën e studentëve dhe kërkuan vetëshpërndarjen e parlamentit. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:18 'Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen bashkë me gjithë bandën e saj', Xhixho i përgjigjet Kumbaros: Duart e errëta janë korrupsioni dhe papunësia! Erisa Xhixho i është përgjigjur ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, pas apelit të saj për të mbajtur fëmijët larg dhunës në protesta. Xhixho kërkon dorëheqjen e ministres, duke akuzuar qeverinë se ka shkatërruar arsimin dhe mundësitë e të rinjve për një të ardhme më të mirë. “Ministrja e Arsimit bën mirë të japë dorëheqjen, bashkë me gjithë bandën e saj!”, shkruan ajo, duke shtuar se Kumbaro nuk duhet t'u japë mend të rinjve, të cilët, sipas saj, janë detyruar të largohen nga vendi. Teksa ministrja Kumbaro tha se 'duar të errëta po u vendosin maska fëmijëve' Xhixho shkruan se “duart e errëta që ua shkatërrojnë të ardhmen të rinjve janë korrupsioni, mungesa e meritokracisë, papunësia dhe vjedhjet tuaja pa fund!”. Ajo kritikon edhe kushtet ekonomike të familjeve shqiptare dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, krijimin e një qeverie teknike dhe zgjedhje të parakohshme. " Ministrja e Arsimit bën mirë të japë dorëheqjen, bashkë me gjithë bandën e saj! Të mos dalë të japë mend se çfarë duhet të bëjnë të rinjtë, të cilëve ua vranë ëndrrat, ua nxinë jetën, i detyruan të largohen nga vendi dhe shkatërruan arsimin dhe çdo mundësi për një të ardhme më të mirë. Kujt prindi i drejtohet kjo ministre? Prindërve që mezi mbyllin muajin, që nuk kanë kohë të kalojnë me fëmijët e tyre, që nuk arrijnë të blejnë një shtëpi dhe nuk përballojnë dot as qiratë? Duart e errëta që ua shkatërrojnë të ardhmen të rinjve janë korrupsioni, mungesa e meritokracisë, papunësia dhe vjedhjet tuaja pa fund!Këtu ka vetëm një zgjidhje: Dorëheqja e Edi Ramës, Qeveri teknike, Zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme!Boll me fjalë! Tani duhen vendime politike!" shkroi Xhixho U.D/Shqiptarja.com Share Ora 18:14 Berisha kërcënon kryeministrin Rama: Zgjidh midis fatit të Ramiz Alisë dhe të Çausheskut Kreu i PD ka dalë sërish në një deklaratë për shtyp, ku sërish ka paralajmëuar Ramën të japë dorëheqjen. Ndër të tjera ai i drejtohet Ramës që të zgjedhë midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion, asnjë akt i tij, policisë së tij kriminale dhe shërbimit të tij, nuk do mund të cënojë mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike, anëtarëve, mbështetësve të saj në mbarë Shqipërinë, për protestën studentore. Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka. Të japë dorëheqjen”, tha Berisha. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 16:39 Protestuesit thyen derën e selisë së PD-së në Shkodër, Berisha paralajmëron Ramën: Asnjë provokacion nuk do të lëkundë mbështetjen për studentët! Gjatë protestës së zhvilluar sot në Shkodër, studentët shaktuan rrëmujë në qytet duke thyer edhe derën e selisë së PD-së.Nga ky veprim kreu i opozitës Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama se asnjë provokacion, si ky i Shkodrës nuk do të ndikojë në mbështetjen e opozitës për revoltën studentore.Në deklaratën për mediat, Berisha theksoi se PD do të qëndrojë në krah të studentëve deri në fitore. “Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha.Berisha shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin: “Studentët do fitojnë.” A.C/Shqiptarja.com Share Ora 10:51 Protesta, Salianji: Rama të dorëhiqet, çdo ditë në pushtet thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë Ervin Salianji thotë se gjimnazistët dhe studentët, si kategoria më e përjashtuar nga qeveria, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete. Ish-deputeti demokrat bën thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama pasi çdo ditë që ai qëndron në pushtet, thellon krizën dhe dëmton Shqipërinë.“Gjimnazistët dhe studentët, kategoria më e përjashtuar nga kjo qeverisje, më të braktisurit, të përçmuarit dhe të mënjanuarit nga çdo vendimmarrje, të goditur nga varfëria që ushqejnë korrupsioni dhe keqqeverisja, nga padrejtësitë, mungesa e meritës dhe promovimi i krimit e i paaftësisë, kanë marrë në dorë sovranitetin në qytete, rrugë dhe sheshe.Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!Çdo ditë që insiston të qëndrojë në pushtet përmes dhunës dhe forcës, duke shpërfillur zërin e qytetarëve, e thellon krizën, rrit kostot dhe dëmton Shqipërinë”, shkruan Salianji. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise PD sali berisha Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Piro Xhixho: 15/10/2026 19:18 Po mire moj zonje korrpusionin e LSI qe promovove sa shpejt e harrove...hahaha Përgjigju Qytetari: 15/10/2026 15:22 Po kjo eshte politika po su futen ne burg keta qe shkateruan dhe e vodhe keshtu do jete te vriten njeres prap gezon kufoma po pse si nis tek spaku trimat ky . zot mos te shqyen burgjet mjere mileti po ky mbeshtetet nga serbia kurti e greqia kryesore Përgjigju Anglezja: 15/10/2026 15:04 Ti je ai qe hedh gurin e fsheh doren! Po mire thone qe s'bie rrufeja ne h...! Fajin e ka dhe Rama qe premtoi drejtesi te re dhe s'e pa qe drejtesine e re po e komandoje perseri ti Sali Ram Berisha! Përgjigju Undertaker SB: 15/10/2026 14:33 aty e ka mendjen te kafka te thyera e kufoma ..nekrofil...mezi pret te vdesin robt Përgjigju gerti gerti: 15/10/2026 13:55 ti o shpifur bashke me ramen ne burg, jeni te dy baraz kriminel, ti pak me shum edhe vrases,, shporruni nga politika te dy lerini rruge te rinjve , politikan te rinj dhe te ndershem jo si ju qe luftoni per karrige Përgjigju Arta: 15/10/2026 13:01 Si ka mundesi qe ky person i ben jehone dhunes e shkaterrimit te intitucioneve shteterore e dizneset private,se kto studente duan kushte me te mira e cdo gje tjeter a mendojne kto persona per riparuar kto deme do te duhet fonde pse nuk bejne nje dialogo te perbashket me te gjithe palet qe te vazhdojne jeten sic duhet.Por me kto sjellje e thirrje te plakut mere kuptohet qe cdo gje behet me dashje Përgjigju Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 20.3% Jo 76% Disi 3.7% Vota total: 997 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?