Kombet e Bashkuara në Shqipëri kanë shprehur shqetësimin për dhunën dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të ndalin dhunën dhe të kontribuojnë në qetësimin e situatës. Në deklaratën e publikuar më 16 tetor, OKB thekson se duhet të respektohen të drejtat themelore të qytetarëve për tubim paqësor, liria e shprehjes dhe liria e shtypit, ndërsa duhet të garantohet siguria dhe mbrojtja e pronës publike dhe private. Një mesazh i veçantë u drejtohet edhe forcave të rendit, të cilave u kërkohet vetëpërmbajtje dhe proporcionalitet në veprimet e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. LEXO EDHE:Protestat nw Tiranw, Çoçoli në Report TV: Dëmi ekonomik mbi gjysëm miliard euro! Ozuni paralajmëron anulime fluturimesh dhe ngecje të turizmit: Jemi kthyer në 97-ën Deklarata e plotw "Kombet e Bashkuara në Shqipëri shprehin shqetësimin për aktet e fundit të dhunës dhe përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë. Rikonfirmojmë rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes së të drejtave themelore të tubimit paqësor, lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, si dhe të garantimit të sigurisë dhe dinjitetit të të gjithëve, në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Theksojmë rëndësinë e vetëpërmbajtjes dhe proporcionalitetit në veprimet e forcave të rendit, respektimit të garancive për një proces të rregullt ligjor dhe mbrojtjes së pronës publike dhe private, në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira të përmbahen nga dhuna, të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të angazhohen në një dialog konstruktiv, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të angazhimit të përbashkët për paqen dhe shtetin e së drejtës" U.D/Shqiptarja.com TAG: OKB protestat kunder qeverise Kombet e Bashkuara Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Five Company: 16/10/2026 12:58 Vera ishte e bukur, dielli....vezullonte mbi valet e detit dhe ne guret dekorative te viles ne resort, perplasej era qe fishkellente dalengadale nga perendimi. ishin pushime te paharruara, ashtu si keto 13 vitet e fundit ku se bashku me kolektivin e zyres se PNUD ne Tirane gjetem qetesine e detit...Te kuptohemi edhe ne Tirane ne Peace Forever ...jemi, por ketu Peace dhe Rest ne "bregun lindor" te Jonit nuk mund te krahasohet me Tiranen e zhurmshme..
Post Scriptum" hmm.... err..Ku e kishim fjalen ?! Ne gjykate, po atje na gjeni! Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 16.7% Jo 79.7% Disi 3.5% Vota total: 2216 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

