Seanca plenare e planifikuar e ditës së sotme është anuluar, pas protestave të dhunshme që prej dy ditësh kanë përfshirë kryeqytetin dhe pritet të vijojnë edhe përgjatë së enjtes. Deputetët e PS sapo kanë dalë nga parlamenti dhe pavarësisht se janë pyetur nga gazetarët, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje. Sulmet e djeshme të protestuesve shënjestruan disa prej institucioneve qeveritare, konkretisht Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe atë të Drejtësisë si dhe Bankën e Shqipërisë. Te Kuvendi, protestuesit mësynë derën e Kryesisë duke e thyer me një tabelë rrugore të shkulur dhe thyer xhamat. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, bizneset e ‘Rrugës së Durrësit’ me qepenët ulur sot Në hyrjen e parlamentit pati forca të shumta policie dhe një autobot në gatishmëri, por protestuesit e shmangën. Lajm në përditësim... P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Tirane protestat kunder qeverise kuvend 15 tetor 2026 Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
13 Tetor, 19:28
A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 23% Jo 73.8% Disi 3.2% Vota total: 3035 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

