Lajme Zone
Protestat, drejtori i Autoritetit të Sigurisë Kibernetike: Po, pati ndërhyrje nga jashtë! Masivizim i informacioneve të rreme, janë dokumentuar
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protestat, drejtori i Autoritetit të Sigurisë Kibernetike: Po, pati ndërhyrje nga jashtë! Masivizim i informacioneve të rreme, janë dokumentuar

Kërcënimet hibride dhe ndërhyrjet e huaja gjatë fillimit të protestave kundër projektit të Zvërnecit kanë qenë reale dhe të dokumentuara. Sipas Bledar Kazias, ato janë përqendruar në deziformim, përmes një masivizimi jo real të protestës dhe përdorimit të IA duke shfaqur në mediat e huaja ngjarje që nuk kishin ndodhur realisht.

Për disa javë, Shqipëria u bë qendër e vëmendjes botërore, me protestat që nisën kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec, pas të cilit qëndron dhëndri e vajza e presidentit amerikan Donald Trump. Pamjet e manifestimeve në Tiranë, që u pagëzuan si Revolucioni i Flamingove, zunë faqet dhe ekranet e mediave të ndryshme në botë. Kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se vendi kishte qenë objekt i kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja. Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Bledar Kazia, deklaroi këtë të hënë se kërcënimet dhe ndërhyrjet kanë ndodhur dhe janë të faktuara. LEXO EDHE:Protestuesit sulmojnë me vezë gazetarin Bledi Mane, përplasen me deputetët e PS dhe PD (VIDEO) “AKSK-ja ka të dhëna. Ka rënë në kontakt me këto të dhëna duke bërë monitorimin e burimeve të hapura, për pjesën kibernetike që ne kemi detyrim ligjor. Këti ndërhyrje kanë qenë për dezinformim kryesisht, masivizim jo real i protestës, lajmeve që lidhen më protestën, manipulim me inteligjencën artificiale të ligjeve apo të fotove nga terreni, gjëra që nuk ndodhnin realisht në Shqipëri janë shfaqur në mediat ndërkombëtare sikur ka ndodhur. Kryesisht ka patur masivizim të informacionit të rremë, dhe ndërhyrjet janë reale e të dokumentuara”, tha Kazia. Në një botë, ku hapësira virtuale është kthyer në një fushë beteje për shumë vende, Shqipëria nuk bën përjashtim. Shumica e sulmeve, sic tregon Kazia, vijnë nga Irani, e pas tij Rusia e Kina, por dhe të tjerë. “Pavarësisht tentativave të shumta nuk ka patur sukses asnjë nga aktorët që të ndërpresë sistemet që ofrojnë shërbime për publikun. Kemi patur vetëm 4 incidente kanë patur problematikë me rrjedhjen e informacionit, por në asnjë rast me ndërprerjen e shërbimit për publikun apo për institucionet ku këto kanë qenë të lidhura. Janë 20 incidente. Janë aktorët tradicionalë, ata iranianë, dhe këto 4 sulmet që përmenda ku kemi pasur rrjedhje të të dhënave janë pikërisht prej tyre. Por janë dhe aktorë të tjerë, nga Rusia e Kina, por dhe aktorë të tjerë”, u shpreh Kazia. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, organizoi sot një takim që kishte në fokus pikërisht dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja. Martha Turnbull, drejtuese e Komunitetit të Interesit për Ndikimin Hibrid në Hybrid CoE, theksoi se Shqipëria, ashtu si vendet e tjera evropiane, përballet me kërcënime hibride që shënjestrojnë mjedisin informativ, veçanërisht përmes dezinformimit. P.J/Shqiptarja.com TAG: inteligjenca artificiale sulmet kibernetike protestat kunder qeverise AKSK Bledar Kazia Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 21.9% Nuk e di 6.8% Vota total: 2465 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?