Lajme Zone
Protestat/ Berisha: Kongresmenët amerikanë dhe Bundestagu në mbështetje të studentëve
PolitikëCNA

Protestat/ Berisha: Kongresmenët amerikanë dhe Bundestagu në mbështetje të studentëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në një konferencë për mediat ku është shprehur se partia që drejton do të bëj çdo gjë për mbështetjen dhe mbrojtjen e protestës studentore. Ai ka theksuar se kjo revoltë ka gjetur mbështetje tej Atlantikut, duke përmendur kongresmenët amerikanë. Berisha ka shtuar se protesta ka gjetur mbështetje dhe nga Bundestagu gjerman apo Komisioni i Helsin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në një konferencë për mediat ku është shprehur se partia që drejton do të bëj çdo gjë për mbështetjen dhe mbrojtjen e protestës studentore. Ai ka theksuar se kjo revoltë ka gjetur mbështetje tej Atlantikut, duke përmendur kongresmenët amerikanë.

Berisha ka shtuar se protesta ka gjetur mbështetje dhe nga Bundestagu gjerman apo Komisioni i Helsinkit. Kryetari i demokratëve ka nënvizuar një sërë emrash nga parti dhe organizata joqeveritare që vazhdojnë të kenë sytë nga studentët e Tiranës, duke e cilësuar kauzën e tyre si një kauzë ndërkombëtare. “I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të kryeqytetit që të bashkohen me këtë revolt, që ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Gjimnazistë e studentë po protestojnë me trimëri të jashtëzakonshme. Trima si ato djem e vajza nuk ka parë Shqipëria. Përballen me narkobanditë të droguar, me kriminel, me vrasës me pagesë.

Kanë fituar simpati në mbarë botën. Si rrallëherë kongresmenë në SHBA, në kulmin e fushatës kanë bërë një serë deklaratash në mbështetje të plotë të studentëve dhe kërkesave të tyre. Po ashtu dhe Bundestagu dhe parlamentarë të shquar të Parlamentit Europian.", - u shpreh Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.