Protesta disaditore e të rinjve në vend është shoqëruar edhe me veprime të shumta policore.
Siç u njoftua sot në një deklaratë për shtyp nga drejtori i Pëgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, si rezultat i këtyre veprimeve, janë arrestuar 167 shtetas dhe janë proceduar penalisht 388 shtetas të tjerë.
Paralelisht, janë pezulluar nga detyra 7 punonjës policie dhe ndaj tyre ka nisur menjëherë hetimi disiplinor për tejkalim të detyrës, mosrespektim të parimit të proporcionalitetit dhe mënyrën e trajtimit të një protestuesi nga ana e punonjësve të Policisë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

