TIRANË- 271 persona janë arrestuar gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme në Tiranë, 51 prej të cilëve me precedentë penalë për vepra të ndryshme, nga vrasja e plagosja, te armëmbajtja pa leje, trafikimi i drogës dhe vjedhja. Vetëm gjatë protestës së djeshme, policia arrestoi 33 persona, mes tyre 6 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, ndërsa 41 të tjerë u vunë nën hetim në gjendje të lirë. Protestuesit e maskuar sulmuan me gurë, molotovë e sende të forta efektivët e policisë dhe institucionet, mes tyre edhe Gjykatën e Apelit, ku thyen dyer e xhama dhe hynë brenda godinës. Në rrugët e kryeqytetit u dogjën kosha mbeturinash dhe u dëmtua sinjalistika rrugore. Sipas policisë, nga sulmet e djeshme mbetën të lënduar 7 efektivë. LEXO edhe...Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave 'blindojnë' dritaret me panele metalike (VIDEO) Ndërkohë, në Gjykatën Penale të Tiranës po shqyrtohen sot masat e sigurisë për 28 persona të ndaluar në lidhje me protestat. Seancat nisën në orën 09:00 dhe po zhvillohen nga gjyqtarët Marcela Shehu dhe Yrfet Shkreli. Protestuesit që dalin në Gjykatë për masën e sigurisë1. Ardian Vokli2. Marjan Muca3. Redon Rakipaj4. Redi Mato5. Bledi Matoja6. Emiljano Qokaj7. Kristjan Matoja8. Armant Matoja9. Hisni Nela10. Fatjon Muca11. Kleard Feçanji12. Gentjan Papagjika13. Rigers Hoxha14. Skerdiliano Buzi15. Noel Leshnja16. Marco Benvenuto17. Bjorni Lala18. Eri Daja19. Zamir Tase20. Mirald Mema21. Faviol Lamaj22. Florenc Karaj23. Ervin Vrioni24. Albjon Bushkashi25. Armand Brahimllari26. Erigels Lama27. Klevis Hyka28. Xhoani Daci (Byberi)Lajmi në përditësim.... Ora 13:53 Protestat e dhunshme/ 33 protestues në pranga për sulmet e djeshme, mes tyre 6 të mitur (EMRAT) Policia ka arrestuar 33 protestues për aktet e dhunës gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ku u sulmua edhe Gjykata e Apelit. Mes të arrestuarve janë 6 të mitur të moshave 15 dhe 17 vjeç, ndërsa 41 persona të tjerë janë vënën nën heto,. Sipas policisë, protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta efektivët dhe automjetet e tyre, si dhe kanë djegur kosha mbeturinash e dëmtuar sinjalistikën rrugore. Nga përplasjet mbetën të lënduar 7 policë.Në total, gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 persona, nga të cilët 51 me precedentë penalë për vepra të ndryshme, përfshirë vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, sipas Policisë."Këta shtetas dyshohet se, gjatë tubimit, kanë qëlluar me gurë dhe me sende të tjera të forta në drejtim të punonjësve dhe automjeteve të Policisë, si dhe kanë dëmtuar me sende të forta dhe me zjarr koshat e mbeturinave dhe tabelat e sinjalistikës rrugore.Si pasojë e sulmit dhe dhunës nga ana e personave të maskuar dhe të dhunshëm gjatë tubimit të djeshëm, janë dëmtuar 7 punonjës policie.Ndërkohë, theksojmë se gjatë 7 ditëve të protestave të dhunshme janë arrestuar 271 shtetas, nga të cilët 51 me precedentë penalë në fushën e vrasjes, plagosjes, armëmbajtjes pa leje, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, prostitucionit, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë, vjedhjes, mashtrimit, falsifikimit të dokumenteve, mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditjes/kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, si dhe në fushën e mjedisit dhe të qarkullimit rrugor", njoftoi Policia. EMRAT E PERSONAVE TË ARRESTUAR PËR PROTESTËN E 19 TETORITRrapi CepeleLorenco SpahiuDrini DogjaniEljo BogdaniEiger ToskaErvis GoricaAltis AlikoAris HajdërajOrest XharoElton HysaDhionisi HoxhallariAlbjan RudaTahir TarjaAlvin LakoArber BabaBurim ToskajDaniel LushaFernando MetajGzim BermetaLuis MateliQazim MerxhoAntonio SkandajYlli IslamiFatjon LazriKristian PerlalaMelvin MehiAlfred Bushi Share A.C/SI.E./ReportTv.al Xhoani Daci klevis hyka Erigels Lama Armand Brahimllari Albjon Bushkashi Ervin Vrioni Florenc Karaj Faviol Lamaj Mirald Mema Zamir Tase Eri Daja Bjorni Lala Marco Benvenuto Noel Leshnja Skerdiliano Buzi Rigers Hoxha Gentjan Papagjika Kleard Feçanji Fatjon Muca Hisni Nela Armant Matoja Kristjan Matoja Emiljano Qokaj Bledi Matoja Redi Mato Redon Rakipaj Marjan Muca Ardian Vokli protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Mara emigrante ne Itali: 20/10/2026 12:54 Cila eshte masa e denimit nga gjykata ? Dihet i le te lire kriminelet per deri sa le te lire saliun , fatmirin , bardhin , e te tjeret domosdo do ti mbroje edhe keta kriminel se jane kryetaret e situates . Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8280 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

