Lajme Zone
“Protesta të nisë për një ditë paradite, më 23 korrik…”! 42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesit përfundojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Protesta të nisë për një ditë paradite, më 23 korrik…”! 42 ditë tubim përpara Kryeministrisë, protestuesit përfundojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit

Një përballje mes qeverisë dhe protestuesve ndodhi në ditën e 42 me kryefjalë koncertin e Kanye West. Këngëtarë shqiptarë u ftuan të sfidonin të ftuarin e huaj dhe të performonin pa pagesë në shenjë patriotizmi.

Një përballje mes qeverisë dhe protestuesve ndodhi në ditën e 42 me kryefjalë koncertin e Kanye West. Këngëtarë shqiptarë u ftuan të sfidonin të ftuarin e huaj dhe të performonin pa pagesë në shenjë patriotizmi. Qytetarët me thirrjet për bojkot deklaruan se shteti ishte venë në shërbim të Kanye West, por garën e quajnë të fituar.

“Të dëgjohen thirrjet deri tek Casa Italia. Edhe autobusët kishin marrë emrin e Kenie West. Edhe autobusët që nuk vijnë asnjëherë për qytetarët.

Transporti publik që nuk është kurrë aty për qytetarët. Qeverisë tonë iu desh të paguajë 4 mln euro, po prapë se prapë, këtu te ne ka më shumë se aty”.

Protesta kombëtare e të shtunës solli në Tiranë dhe diasporën. Florian Haçkaj nga debati virtual me kryeministrin, foli në sheshin para selisë së qeverisë ku deklaroi se protesta nuk do të ndalet: “Para 10 ditësh Ky kryeministri i çnderuar, bëri një video për mua siç ka bërë për shumë të tjerë këtu, këta duan të intimidojnë qytetarët. Ne i themi se nuk kemi frikë. Organizata ku bëj pjesë Diaspora për Shqipërinë e lirë ka bërë një padi urgjente në Gjykatën Kushtetuese për 4 mln euro që ky po ia jep një privati.”.

Në shesh përmes pankartave u propozua edhe skenari i të provuarit të realizimit së një proteste në 23 korrik paradite. Marshimi të nis në mëngjes drejt parlamentit. Ndërsa marshimi ekzistues i mbrëmjes shmangu vendndodhjen e koncertit dhe ndoqi itinerarin rutinë. Top Channel