Lajme Zone
Protesta studentore/ Nis takimi i Begajt me krerët e komuniteteve fetare
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta studentore/ Nis takimi i Begajt me krerët e komuniteteve fetare

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan ka dhënë një mesa...

Në Presidencë ka nisur takimi i presidentit të Republikës, Bajram Begajt me krerët e komuniteteve fetare në vend. Siç ishte raportuar dhe ditën e djeshme, takimi ka nisur në orën 12:00

Pjesëmarrës në takim thuhet se janë krerët e komuniteteve fetare në territorin e Shqipërisë, Bujar Spahiu (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë), Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë), Ipeshkvi i Rrëshenit dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvore, Gjergj Meta (Kisha Katolike në Shqipëri) dhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Kryegjyshata Botërore Bektashiane).

Takimi vjen ndërsa përgjatë 5 ditëve të fundit në vend po zhvillohen protesta nga të rinjtë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.