Protesta studentore në Durrës vijon, ndërsa deri më tani raportohet se janë shoqëruar mbi 10 persona. Sipas raportimeve, nga përplasjet gjatë protestës kanë mbetur të plagosur 5 efektivë policie. Ndërkohë, policia ka ngritur barrikada rreth 50 metra larg godinës së saj, pasi protestuesit kanë hedhur gurë dhe pllaka trotuari në drejtim të efektivëve.
