Lajme Zone
Protesta para Kuvendit, Policia shoqëron organizatorin Arben Kola; 4 efektivë e mbajnë nga krahët dhe këmbët (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta para Kuvendit, Policia shoqëron organizatorin Arben Kola; 4 efektivë e mbajnë nga krahët dhe këmbët (Video)

Kola është kapur nga 4 policë që e mbajnë nga krahët e këmbët, kurse Kola ka ende megafonin në dorë.

Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit. Arben Kola Pesë persona janë shoqëruar deri më tani nga përplasjet mes protestuesve dhe policisë pranë Xhamisë së Namazgjasë. Mes të shoqëruarve është edhe njëri nga anëtarët e grupit organizator të protestës, Arben Kola.

Kola është kapur nga 4 policë që e mbajnë nga krahët e këmbët, kurse Kola ka ende megafonin në dorë. Shoqërimi i tyre erdhi pasi protestuesit, për shkak të bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit përpara Parlamentit, kanë ndryshuar itinerarin e tubimit, duke marshuar fillimisht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas drejt Unazës së Madhe. Protestuesit janë pozicionuar pranë kryqëzimit të Rrugës së Elbasanit, ku kanë ndodhur edhe shoqërimet e para nga policia gjatë protestës së sotme.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet e shoqërimit të dy personave, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për këtë veprim.

Ndërkohë, protesta vijon në zonë, ndërsa forca të shumta policore janë të angazhuara për menaxhimin e situatës.Për protestën e sotme janë të angazhuara mbi 1500 forca policore, që kanë formuar kordonë në të gjithë zonën përreth Parlamentit. 900 0 1785139833xkola shoqerim 866 policia protestues 6a671284885cbkola Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Policia "blindon" Kuvendin, qytetarët u zënë "pritë" ministrave dhe deputetëve; autobotët me ujë në gatishmëri 27 Korrik 2026, 09:1009:10Aktualitet Zjarr në hyrje të Ksamilit, flakët përfshijnë një zonë kodrinore pranë një resorti 27 Korrik 2026, 08:4008:40Aktualitet Protesta e doganierëve grekë bllokon për katër orë Kapshticën, pezullohet lëvizja e mjeteve dhe udhëtarëve 27 Korrik 2026, 08:2508:25Aktualitet Sot seancë plenare në Kuvend, priten ndryshime në komisionet parlamentare 27 Korrik 2026, 07:5707:57Aktualitet "Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit"/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit 27 Korrik 2026, 07:3307:33Aktualitet Eurostat ngre alarmin: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit 27 Korrik 2026, 07:1907:19Aktualitet