Lajme Zone
Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi ankimin e paraqitur nga mbrojtja e tij dhe ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka liruar nga qelia Erind Agalliun, i arrestuar në qershor të vitit 2025 në kuadër të një hetimi të SPAK për një grup që dyshohet se trafikonte drogë nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës. Shkalla e dytë e gjyqësorit pranoi ankimin e paraqitur nga mbrojtja e tij dhe ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë, duke zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me “arrest në shtëpi”. LEXO edhe...Kapsolle drejt policëve në protestën e së enjtes te Kuvendi, lirohen nga qelia dy protestuesit! Gjykata cakton masën ndalim dalje jashtë vendit Vendimi u mor këtë të hënë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Sipas tij, Agalliu do të qëndrojë në banesën e tij dhe nuk lejohet të largohet prej saj, ndërsa SPAK është ngarkuar me ekzekutimin e vendimit. Agalliu u arrestua në qershor të vitit të kaluar, ndërsa çështja penale ndaj tij vijon të jetë në fazën e hetimit nga Prokuroria e Posaçme. Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë Lajmi në përditësim U.D/E.H/ReportTv.al Tirane GJKKO erind agalliu Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30% Nuk e di 7% Vota total: 4977 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?