Policia ka shoqëruar disa qytetarë gjatë protestës së zhvilluar sot pranë Parlamentit. Në pamjet shihen disa protestues të shtrirë në tokë duke u prangosur nga efektivët e policisë. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për numrin e personave të shoqëruar apo rrethanat e shoqërimeve.
Më herët, gjatë protestës, u shoqërua me forcë edhe një prej organizatorëve, Arben Kola. Ai u pa teksa kapet nga duart dhe këmbët nga katër efektivë policie dhe nxirret nga zona e protestës. Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
27 Korrik, 10:19 Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

