Lajme Zone
Protesta para Kryeministrisë/ Policia shoqëron gazetarin holandez
PolitikëCNA

Protesta para Kryeministrisë/ Policia shoqëron gazetarin holandez

Policia shqiptare ka ndaluar një gazetar dhe autor hol...

Gazetari Vincent WJ van Gerven Oei Policia shqiptare ka ndaluar një gazetar dhe autor holandez, në protestën e mbrëmjes së shkuar. Të shtunën me date 8 nëntor, ndërsa një protestë antiqeveritare po mbahej, uniformat blu morën në pyetje në mënyrë agresive gazetarin Vincent WJ van Gerven Oei, i cili ka jetuar në Shqipëri për pjesën më të madhe të dekadës së fundit dhe ka shkruar gjerësisht për politikën e saj.

Gazetari u shpreh se, kishte qenë duke parë protestën jashtë zyrës së kryeministrit dhe po shkonte në një takim kur oficerët e ndaluan, disa metra larg bulevardit kryesor.

Në ato momente, demonstrata kishte mbaruar në atë kohë dhe protestuesit po shkonin në shtëpi. Ai u tha oficerëve se ishte gazetar dhe shtetas holandez. Kur e pyetën se çfarë po bënte atje, ai tha se kishte qenë duke parë protestën dhe po shkonte në një takim.

Megjithatë, një mbikëqyrës policie urdhëroi që ta merrnin me vete. Sipas Van Gerven Oei, dhe siç tregojnë pamjet e arrestimit, ai ishte prangosur dhe ishte pyetur vazhdimisht pse po mbahej. Një gazetare e pavarur që ndodhej aty pranë, ndërhyri. Ajo u tha oficerëve se Van Gerven Oei ishte pjesë e shtypit dhe i nxiti ata ta linin të lirë.

Sipas raportimeve, gazetari pas u çua në Stacionin e Policisë Nr. 3, ku i morën telefonin dhe e vendosën në një qeli paraburgimi. Teksa uniformat blu pretenduan se kishin pamje filmike të tij duke hedhur gurë, Van Gerven Oei mohoi të kishte kryer ndonjë akt dhune.

Ai tha se policia e informoi për të drejtat e tij vetëm pas atij raundi pyetjesh dhe toni i tyre më pas u zbut. Ai u lirua pas më shumë se dy orësh dhe as nuk u akuzua dhe as nuk u gjobit. Policia e mbajti telefonin e tij dhe nuk dha asnjë shpjegim.

Kujtojmë se, rreth një muaj më parë, rrjeti SafeJournalists dënoi atë që e quajti ‘përdorim të përsëritur dhe joproporcional’ të forcës nga policia e Tiranës kundër gazetarëve./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.