Lajme Zone
Protesta në Tiranë/ Të rinjtë mblidhen në bulevard, thirrje kundër Ramës
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë/ Të rinjtë mblidhen në bulevard, thirrje kundër Ramës

Protestuesit që janë grumbulluar sot para godinës së Kryem...

Disa qindra të rinj janë grumbulluar pasditen e kësaj të diele në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë, protestuesit dëgjohen teksa bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Pak minuta më parë, si akt simbolik, të rinjtë i vunë zjarrin “karrigeve të dialogut” të vendosura nga Rama.

Kjo e dielë shënon ditën e 13-të të protestave studentore që po zhvillohen në kryeqytet./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.