Skuadra e Manchester United po kalon një nga momentet më të errëta të sezoneve të fundit. "Djajtë e Kuq" pësuan një tjetër disfatë të rëndë në shtëpi, duke u mundur me rezultatin e pastër 0-3 nga Bournemouth, një ekip që pak ditë më parë i shënoi tre gola edhe Milanit në Ligën e Evropës.
Kjo humbje e radhës në stadiumin "Old Trafford" duket se i ka vënë vulën të ardhmes së trajnerit Michael Carrick. Mediat britanike, e konsiderojnë tashmë të pashmangshëm shkarkimin e teknikut nga detyra.
Përpjekjet e Carrick për të ndryshuar rrjedhën e lojës duke marrë vendime të forta, siç ishte lënia në stol e kapitenit Bruno Fernandes, nuk dhanë asnjë rezultat.
Në përfundim të sfidës, trajneri u drejtua me lot në sy drejt tribunës, ku mori mbështetjen e tifozëve për shkak të së shkuarës së tij si lojtar i klubit, ndërkohë që futbollistët e tjerë u vërshëllyen masivisht.
Shifrat e këtij fillim-sezoni janë një fatkeqësi e vërtetë sportive për klubin anglez. United gjendet aktualisht në kufijtë e zonës së mbijetesës në Premier Ligë, me vetëm 7 pikë të grumbulluara pas 8 javësh kampionat.
Kriza thellohet më tej po të analizohen 8 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Gjatë kësaj periudhe, skuadra nuk ka arritur asnjë fitore, duke regjistruar vetëm 3 barazime dhe 5 humbje.
Për shkak të kësaj situate emergjente, drejtuesit e klubit po punojnë për gjetjen e një pasuesi, ku emrat më të lakuar janë ata të Antonio Conte dhe Eddie Howe.
Në listën e kandidatëve të mundshëm për stolin e “Red Devils” gjendet gjithashtu edhe trajneri gjerman Julian Nagelsmann, i cili është aktualisht i lirë pas përfundimit të kontratës me kombëtaren e Gjermanisë. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

