Lajme Zone
Protesta në Tiranë, Rama: Vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën për fjalën e lirë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në Tiranë, Rama: Vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën për fjalën e lirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euroneës 2026 për Turizmin në Bruksel ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë teksa ka komentuar edhe mbështetjen e këngëtares Dua Lipa ndaj tubimeve. Rama u shpreh se është krenar për Dua Lipën siç është ajo për protestat që zhvillohen në vend.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euroneës 2026 për Turizmin në Bruksel ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë teksa ka komentuar edhe mbështetjen e këngëtares Dua Lipa ndaj tubimeve. Rama u shpreh se është krenar për Dua Lipën siç është ajo për protestat që zhvillohen në vend. Ai shtoi se Dua Lipa është këngëtare dhe jo Papa. Rama gjithashtu shtoi se edhe me Papën për disa gjëra nuk është dakord. Sa i përket protestave, ai theksoi se ka qenë protestues më përpara dhe se ka rrezikuar jetën për fjalën e lirë. “Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Më pëlqen Papa, por s’jam dakord me çdo gjë që thotë Papa. 10 vjet më parë kishte më shumë gjasë që protestuesit të vriteshin në bulevard ku dalin çdo natë. Më është dashur të jetoj me humbjen e jetëve të personave që dolën në protestë me mua. Unë vij vetë nga pala e protestuesve, kam rrezikuar jetën realisht për fjalën e lirë. Dhe i thoja vetes: ‘Ti je nga kjo anë, por ata kanë gjithmonë një arsye’. Është tërheqëse të thuash që sa herë protestuesit dalin në rrugë kanë të drejtë dhe qeveria, kur sulmohet, është në gabim. Kjo sagë do përfjë në mënyrë të shkëlqyer për të dyja kahët. Nëse shkenca thotë që nuk duhet prekur… nuk është betejë personale. Do të publikojmë çdo gjë që kemi dhe pasqyra do përfshijë çdo gjë të re”, tha ai. Rama: Duhet të krijojmë kushte për turizmin luksoz, Shqipëria i ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj