Protesta në Tiranë është zhvilluar edhe mbrëmjen e se martes, duke shënuar ditën e 80-të të tubimeve. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, prej nga nisën marshimin në drejtim të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Marshimi përfi përpara godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit vijuan me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pjesë e kërkesave të tyre janë edhe rrëzimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie teknike.
