Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën për të cilën shkruan se ka degraduar në akte dhune. Ambasada u bën thirrje qytetarëve të shmangin tubimet, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë, ndërsa paralajmëron për bllokime rrugësh. Reagimi i plotë i ambasadës amerikane Një protestë në Rrugën e Durrësit, pranë Sheshit Skënderbej, është aktualisht në zhvillim dhe është përshkallëzuar në dhunë për shkak të hedhjes së gurëve. Protesta mund të shtrihet edhe në rrugët dhe blloqet përreth, si dhe pranë godinave qeveritare, duke sjellë një prani të shtuar të forcave të Policisë, ndërprerje të qarkullimit, devijime të trafikut dhe bllokime të rrugëve. LEXO EDHE:Protestuesit zhvendosen te rruga ‘Bardhyl’, djegin sërish kosha mbeturinash Personeli i Ambasadës Amerikane në Tiranë është këshilluar të shmangë demonstratat. Ju lutemi, qëndroni vigjilentë dhe vendosni sigurinë tuaj personale në plan të parë. Ndiqni mediat lokale dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për t'u informuar mbi zhvillimet më të fundit. Masat që duhet të merrni: Forconi masat për sigurinë tuaj personale duke zbatuar këto këshilla: - Shmangni demonstratat. - Jini të vëmendshëm ndaj asaj që ndodh përreth jush. Kufizoni shpërqendrimet, si përdorimi i telefonave apo kufjeve, kur ndodheni në ambiente publike. - Ndiqni mediat lokale për t'u informuar mbi zhvillimet. - Mbani gjithmonë një plan emergjence ose një strategji për t'u larguar në rast rreziku. - Shmangni tërheqjen e vëmendjes dhe përpiquni të qëndroni sa më pak të ekspozuar. Lajmi kryesor: Protestues të maskuar futen në Bashki, ndezin flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre rrugëve të Tiranës! 19 të lënduar, 6 prej tyre policë, 40 të shoqëruar (VIDEO) SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Sondazhi i ditës:
13 Tetor, 19:28
A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 18.4% Jo 77.9% Disi 3.6% Vota total: 385 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

