Mediat britanike i kanë bërë jehonë protestës së djeshme në Tiranë. Fotot e dokumentuara brenda artikullit dokumentojnë dhunën represive të Policisë së Shtetit ndaj studentëve, qytetarëve dhe protestuesve të tjerë.
Në veçanti, një media nga Britania e Madhe, ‘Reuters’ i ka kushtuar hapësirë të veçantë revoltës që ka kapluar Shqipërinë.
Sipas britanikëve, ‘tenxherja’ e presionit po zien për kryeministrin Edi Rama, i cili po mhet ta shuajë zjarrin që ka kapluar protestuesit, me dialog. Lëvizja e protestuesve shihet si masive në radarët e gazetarëve të huaj, që theksojnë se Rama është i zënë ngushtë me fktin se duhet të japë dorëheqjen në mënyrë që ‘ujërat’ të qetësohen disi.
Protesta ka hyrë në ditën e 27-të të saj dhe po afron mbushja një muaj, që kur studentët e më pas aktivistët, njerëzit e shoqërisë civile, mjekët, pedagogët, artistët e me radhë vendosen që t’i bashkohen kauzës për ndryshim rrënjësor në qeverisjen e vendit./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

