Lajme Zone
Protesta në ditën e shtatë/ Policia tenton të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës, të rinjtë hedhin sende të forta dhe molotov
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta në ditën e shtatë/ Policia tenton të shpërndajë protestuesit me gaz lotsjellës, të rinjtë hedhin sende të forta dhe molotov

Protesta ka hyrë në ditën e saj të shtatë dhe si në ditët e mëparshme vijon të jetë e dhunshme dhe të ketë përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protesta ka hyrë në ditën e saj të shtatë dhe si në ditët e mëparshme vijon të jetë e dhunshme dhe të ketë përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tha gjatë raportimit të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, se teksa protestuesit po marshojnë, hedhin dhe gurë ndaj policisë.

Hoxha shtoi se në rrugë ka edhe qytetarë që qëndrojnë, fotografojnë dhe shohin se çfarë po ndodh.

Nga ana tjetër, gazetarja Marinela Lina tha për emisionin “Shqipëria Live” se protestuesit po marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe policia po përpiqet që t’i shpërndajë.

“Policia ka hedhur gaz lotsjellës, protestuesit janë përgjigjur duke hedhur sende të ndryshme dhe molotov”, raportoi gazetarja e Top Channel. Top Channel