Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Policia po drejtohet nga kryeministri! Mban përgjegjësi për çdo shkatërrim” – Shehaj nga sheshi: Rama në krye të detyrës për të mbrojtur veten


Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka dhënë një prononcim për News24 nga sheshi i protestës, ku ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama për tensionimin e situatës dhe përdorimin e forcës ndaj qytetarëve.

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka dhënë një prononcim për News24 nga sheshi i protestës, ku ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit Edi Rama për tensionimin e situatës dhe përdorimin e forcës ndaj qytetarëve. Shehaj e cilësoi reagimin e pushtetit si një sjellje tipike autokrate, duke nëvizuar se përpjekja për të shuar revoltën me dhunë ushtroi efektin e kundërt. Në fjalën e tij nga terreni, Shehaj deklaroi se veprimet e policisë janë kriminale dhe se Edi Rama kërkon të rrijë në pushtet me çdo kusht, pavarësisht protestave që vazhdojnë prej më shumë se 140 ditësh. Ai shtoi se qytetarët kërkuan në mënyrë paqësore largimin e tij dhe ndryshimin e sistemit politik 35-vjeçar, por Rama reagoi me dhunë duke menduar se do ta fikte protestën. Sipas tij, ndodhi e kundërta sepse protesta u bë edhe më e madhe dhe situata u shkallëzua, ndërsa nëse ka dhunë dhe shkatërrime, përgjegjësi kryesor mbetet vetëm Edi Rama. Kreu i Partisë “Mundësia” nënvizoi se Rama duhet të njoftojë dorëheqjen nëse duam që kjo situatë të mbarojë, pasi vetëm me dorëheqjen e tij përfn çdo dhunë dhe protestë. Ai akuzoi kryeministrin se po e drejton vetë policinë për të mbrojtur veten e tij dhe jo shtetin. Në përmbyllje, Shehaj reagoi ndaj etiketimit të të rinjve si “dështakë”, duke u shprehur se një qeverisje që ka dhënë vetëm korrupsion nuk mund t’u tregojë me gisht të rinjve të aftë që duan të jetojnë në Shqipëri, sepse nuk mund të quhet “aftësi” abuzimi me detyrën dhe ndarja e pushtetit me miqtë e familjarët. “Veprimet e policisë janë kriminale. Edi Rama kërkon të rrijë në pushtet me çdo kusht, pavarësisht protestave. Ka mbi 140 ditë që protestohet. Qytetarët si kurrë më parë kërkuan në mënyrë paqësore largimin e tij dhe ndryshimin e sistemit politik 35-vjeçar. Rama reagoi si çdo autokrat i rendomtë: me dhunë. Mendonte se përmes dhunës do ta fikte protestën, por ndodhi e kundërta, protesta u bë edhe më e madhe dhe situata u shkallëzua. Nëse ka dhunë dhe shkatërrime, përgjegjësi kryesor është vetëm Edi Rama. Rama duhet të njoftojë dorëheqjen nëse duam që kjo të mbarojë. Kur ai të japë dorëheqjen, mbaron çdo dhunë dhe protestë. Qëllimi kryesor i kësaj lëvizjeje është dorëheqja e tij. Edi Rama po e drejton vetë policinë, jo drejtori i policisë. Rama është në krye të detyrës jo për të mbrojtur shtetin, por për të mbrojtur veten e vet. Ky që ka dhënë në qeverisjen e tij vetëm korrupsion, u thotë ‘dështakë’ të rinjve të vendosur që duan të jetojnë në Shqipëri. Ata janë shumë të aftë; nuk quhet ‘aftësi’ të abuzosh me detyrën dhe të ndash pushtetin me miqtë e familjarët e tu”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb