Lajme Zone
Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Nis marshimi i protestuesve nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!
PolitikëBalkanWeb

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 69-të/ Nis marshimi i protestuesve nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ka hyrë këtë të premte në ditën e 69-të.

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga Sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, në kuadër të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, e cila ka hyrë këtë të premte në ditën e 69-të. Qytetarët janë mbledhur sërish në bulevard, duke vijuar aksionin e tyre të përditshëm dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit si dhe hetimin e tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Prej 68 ditësh, protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë tubimet dhe se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre.

Marshimi drejt selisë së qeverisë shoqërohet me thirrje dhe slogane kundër mazhorancës. Ndër thirrjet e protestuesve janë: “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet” dhe “Bashkimi bën fuqinë”. Organizatorët kanë paralajmëruar se aksioni qytetar do të vijojë edhe në ditët e ardhshme dhe kanë deklaruar se mund të ketë përshkallëzim të protestave, përfshirë bllokime rrugësh, nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.

Protestuesit shprehen se do të vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit dhe nisjen e hetimeve nga SPAK. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb