Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Vlorë, kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, e cila u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve e Policisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama i ka quajtur protestuesit ‘një grup delenxhinjsh’ që sipas tij kanë në krye ‘Lesko pijanikun’, referuar deputetit demokrat të Vlorës, Bujar Leskaj. Më tej Rama ka shkruar se Muzeu Hebraik i Vlorës është një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Vlorës në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. LEXO EDHE:Rama në Vlorë, pritet me protesta! Policia shoqëron Baki Goxhajn, aktivistin e ndaluar nga Izraeli në Flotiljen Sumud dhe 3 persona të tjerë! (VIDEO) Pretendimin e protestuesve për shkatërrimin e Muzeut Labëria të quajtur ndryshe Muzeu Etnografik, Rama e cilësoi si pretendim pervers e shpifarak. Më tej Rama tha se krahas Muzeit Hebraik të Vlorës, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, që sipas kryeministrit do të jetë një derë tjetër krenarie e Vlorës patriotike. Duke akuzuar Bujar Leskajn për sulm mbi kantierin e ndërtimit të Muzeut Hebraik, kryeministri Rama me ironi tha se ‘Lesko Pijaniku vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij. Reagimi i Ramës: Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij R.Xh/Shqiptarja.com TAG: bujar leskaj Muzeu Laberia Muzeu Hebraik protestat kunder qeverise Vlore edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
7 Shtator, 07:56
Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16% Nuk e di 6.1% Vota total: 5816 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
