Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e zhvilluar sot në Vlorë, kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik, e cila u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve e Policisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama i ka quajtur protestuesit ‘një grup delenxhinjsh’ që sipas tij kanë në krye ‘Lesko pijanikun’, referuar deputetit demokrat të Vlorës, Bujar Leskaj. LEXO edhe...Rama në Vlorë, takime me qytetarët për ‘Territorialen’! Kryeministri pritet të ndalet edhe te ish-Parku Aulona dhe në bashkinë Selenicë Më tej Rama ka shkruar se Muzeu Hebraik i Vlorës është një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Vlorës në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pretendimin e protestuesve për shkatërrimin e Muzeut Labëria të quajtur ndryshe Muzeu Etnografik, Rama e cilësoi si pretendim pervers e shpifarak. Më tej Rama tha se krahas Muzeit Hebraik të Vlorës, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mijë dollarë për hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, që sipas kryeministrit do të jetë një derë tjetër krenarie e Vlorës patriotike. Duke akuzuar Bujar Leskajn për sulm mbi kantierin e ndërtimit të Muzeut Hebraik, kryeministri Rama me ironi tha se ‘Lesko Pijaniku vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij. Reagimi i Ramës: Një grup delenxhinjsh me në krye Lesko pijanikun kanë mësyrë sot në kantierin e Muzeut Hebraik të Vlorës - një gur themeli i kujtesës historike të qytetit të Pavarësisë e të lavdisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore - me pretendimin pervers dhe shpifarak se medemek po u shkatërroka Muzeu Labëria ose ndryshe Muzeu Etnografik Çeta e Lesko Pijanikut e ka zakon këtë ritual sulmesh mbi kantieret e transformimit epokal të Vlorës, por populli vlonjat duhet ta dijë që me kërkesën time, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit ka akorduar 200 mije USD per hartimin e projektit të Rilindjes së Muzeut Labëria, një karakatinë e degraduar totalisht që do të kthehet krahas Muzeut Hebraik në një tjetër derë të hapur krenarie të Vlorës patriotike e turistike. Dhe Lesko Pijaniku do vrapojë tek kantieret e radhës, njësoj siç vrapon përnatë pas kecave e pulave që shoqërojnë rrëketë e rakisë në gurmazin e pangopur të tij R.Xh/ReportTv.al bujar leskaj Muzeu Laberia Muzeu Hebraik protestat kunder qeverise Vlore edi rama Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 15.9% Nuk e di 6.2% Vota total: 5753 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
