Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta jashtë Kuvendit, Vokshi thirrje policisë: Hiqni kapelet, bashkohuni me qytetarët! Rama ka prerë në besë edhe ata që e votuan!


Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga foltorja e sallave të seancës plenare ka folur për protestën para Kuvendit, ku ka kërkuar nga policia të largohet dhe t’u bashkohet qytetarëve. Vokshi tha se në protestë kanë dalë edhe të rinj që, sipas saj, po protestojnë jo vetëm për veten, por edhe për familjet e efektivëve të policisë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga foltorja e sallave të seancës plenare ka folur për protestën para Kuvendit, ku ka kërkuar nga policia të largohet dhe t’u bashkohet qytetarëve. Vokshi tha se në protestë kanë dalë edhe të rinj që, sipas saj, po protestojnë jo vetëm për veten, por edhe për familjet e efektivëve të policisë. “20 vjeç ka dalë në protestë, e keni djegur. Ata protestues po protestojnë dhe për familjet e policëve. Hiqni kapelet, bashkohuni me qytetarët. Zoti ministër të bëjë thirrje që të largohet policia që aty, nuk ka vend dhune aty. Keni dëgjuar ju, të dashur qytetarë, që javët e fundit kryeministri i kërkon deputetëve të tij që të flasin për praninë besnike. I pabesi më i madh në këtë vend flet për besë. I preu në besë edhe anëtarët e komisionit. S’po flas për këta. I preu në besë dhe ata që e votuan, edhe ata që ua vodhi dhe dhunoi votën. Preu në besë dhe kryetarët e bashkive të veta, që i kanë dalë kundër. Më vjen keq për një pjesë të deputetëve që kanë 3-4 mandate, i ka bërë mini-diktatorë. Ka programuar, s’kanë ide, s’kanë mendim. I shantazhon në mëngjes, ua merr votën me dhunë. Nuk kanë guxim.”, tha ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: vokshi