Pas pesë vitesh me ritme të larta rritjeje, statistikat e muajit qershor tregojnë një ngadalësim të dukshëm të hyrjeve turistike në Shqipëri. Qeveria e lidh këtë zhvillim me efektin e asaj që e ka cilësuar si "Revolucioni Flamingo", duke argumentuar se ka ndikuar në frenimin e hovit turistik. Sipas të dhënave të publikuara këtë të premte nga INSTAT, gjatë muajit qershor në Shqipëri hynë 1,346,279 të huaj, vetëm 17,075 më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Kjo përkthehet në një rritje prej rreth 1.3%, shumë më e ulët krahasuar me ritmet dyshifrore që sektori ka regjistruar në vitet e fundit. HYRJET E SHQIPTARËVE DHE TË HUAJVE Shqiptarë Të huajQershor 2025 733.571 1.329.204Qershor 2026 735.370 1.346.279Diferenca +1.799 +17,075Por nga ana tjetër "Revolucioni Flamingo" duket se ka pasur pak impakt edhe në tërheqjen e diasporës, pasi hyrjet e shtetasve shqiptarë në qershor u rritën me vetëm 0.2%, ose 1.799 persona më shumë se në qershor të 2025-ës. Në total në muajin e kaluar erdhën në vend 735,370 shtetas shqiptarë. LEXO EDHE:Protesta para Kuvendit dhe pasqyrimi në median greke Të dhënat tregojnë se ngadalësimi në qershor lidhet kryesisht me rënien e vizitorëve nga tregjet tradicionale të rajonit. Rënien më të madhe e regjistron Kosova, me 51 mijë vizitorë më pak, Maqedonia e Veriut me 15 mijë më pak, Gjermania me tkurrje 13.2 mijë vizitorë, më pas Turqia me ulje 11 mijë dhe më tej Mali i Zi -6.2 mijë, Greqia -3.6 mijë vizitorë më pak se në qershor të 2025-ës. Nga ana tjetër, tregjet evropiane e kanë kompensuar pjesërisht këtë tkurrje. Vizitorët nga Italia u rritën me mbi 25 mijë, ndjekur nga Polonia me afro 17 mijë turistë më shumë. Në rritje janë edhe hyrjet nga Mbretëria e Bashkuar, të cilat u zgjeruan me rreth 12.4 mijë vizitorë. HYRJET E TË HUAJVE NË SHQIPËRI Qershor 2025 Qershor 2026Kosova 489.070 437.880Italia 111.198 136.243RMV 101.376 86.153Greqia 62.454 58.853Mali i Zi 60.135 53.923Polonia 47.961 64.719Mbretëria e Bashkuar 36.890 49.275Gjermania 53.356 40.191Franca 32.802 37.383Shtetet e Bashkuara 33.823 35.899Turqia 41.240 30.178Ukraina 18.331 28.314 Por pavarësisht këtij ngadalësimi në muajin e kaluar, panorama turistike e vendit mbetet pozitive. Gjatë periudhës janar-qershor 2026, Shqipëria priti 5 milionë vizitorë të huaj, rreth 297 mijë më shumë se një vit më parë. HYRJET E SHQIPTARËVE DHE TË HUAJVE Shqiptarë Të huajJanar-Qershor 2025 3.836.299 4.761.648Janar-Qershor 2026 4.107.281 5.059.069Diferenca +270,982 +297,421 K.T./E.H/Shqiptarja.com TAG: turizmi protestat kunder qeverise Instat Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 68% Jo 26.5% Nuk e di 5.6% Vota total: 774 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

