Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se kushdo që ka dëmtuar institucionet dhe bizneset do të identifikohet dhe do përballen me ligjin.
“Sot dua tu jap një garanci të qartë, në përballje me dhunë keni mbështetjen time, të ministrit dhe qevrisë.
Çdo sulm ndaj uniformës është sulm ndaj shtetit. Kushdo ka dëmtuar institucionet do identifikohet dhe do përballet me ligjin.
Ju kërkojmë të keni profesionalizë. Mos u provokoni por mos u tërhiqni nga ushtrimi i detyrës”, tha Hita. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

