Ambasadori kroat në vendin tonë, Zlatko Kramariç në një deklaratë për mediat nga Pogradeci, ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se tre muajsh kundër qeverisë.
Ambasadori është shprehur se protesa është e drejtë e qytetarëve, ndërsa shtoi se është dhe një mesazh për qeverinë. “Është një e drejtë e qytetarëve, aty nuk është diskutimi kanë apo nuk kanë të drejtë por qytetarët duhet të jenë të lirë të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre. Ky është një mesazh për qeverinë. Çdo qeveri duhet të marrë mesazhin që i shkon në aspektin politik. Kjo është edhe për të parë edhe se sa sensitiv janë njerzit në Shqipëri, në aspektin ekologjik,në aspektin e qeverisjes dhe institucione të ndryshme”, u shpreh ai. I pyetur në lidhje me reformat dhe se ku duhet përqëndrohet Shqipëria, Kramariç tha se çdo reformë që bëhet është në dobi të qytetarëve . “Reformat nuk duhet të shikohen si tip gjobash, pra nuk duhet të shikohen si e kërkon Brukseli dhe duhet bërë, sepse mbi të gjitha janë qytetarët që jetojnë në këtë vend. Ndonjëherë ka nevojë dhe për kompromise, marrëveshje. Ndonjëher të ndryshojë edhe ligji që të gjithë të ndihen të përfshirë,ligji nuk duhet të bëhet selektiv vetëm për një pjesë të qytetarve. Është fjala që për dikë lejohet dhe për dikë nuk lejohet. Në këtë kontekst, këto reforma, procesi që kryhet nga BE, janë në dobi të qytetarëve shqiptarë”, tha ambasadori. Sa i përket pyetjes për proçesin gjyqësor të krerëve të UÇK ambasadori tha se vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe nëse mund të jetë e dhimbshme. “Unë kam qënë ambasadori i parë i Kroacisë në Kosovës pas shpalljes së pavarsisë, kur kam qënë në këtë detyrë Thaçi ka qënë kryeministër. Jam njohur me të, mund të themi që vendimi i gjykatës duhet të pranohet edhe pse mund të jetë e dhimbshme. Pra duhet të shohim të dyja anët. Nga njëra anë çështja Thaçi dhe nga ana tjetër Çështja e Kosovës. Për shkak të imazhit të shtetit të Kosovës nuk është mirë që Thaçi të dënohet. Sido që të jetë vendimi nuk është përgjegjësi e Kosovës. Shpresoj që proçesi mos ketë qenë politik por i drejtë”, tha ambasadori. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
