Gaz lotsjellës, mjete ndezëse, fishekzjarrë dhe predha gome. Këto janë disa nga rreziqet për të cilat Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët e saj, në prag të protestës së paralajmëruar për të shtunën në kryeqytet. Përmes një njoftimi, ambasada u kërkon amerikanëve të qëndrojnë larg demonstratave dhe të tregojnë kujdes në zonat pranë institucioneve qeveritare. LEXO edhe...Kreshnik Spahiu: 10 arsye pse u shua dhe privatizua protesta Paralajmërimi vjen pasi shumë nga protestat e zhvilluara këto dy javë në qendër të Tiranës janë shoqëruar me përplasje të dhunshme, hedhje gurësh, përdorim të mjeteve ndezëse dhe dëmtime të pronës. Ambasada nuk përjashton zhvillimin e demonstratave të tjera në ditët në vijim, si në Tiranë ashtu edhe në qytete të tjera. Sipas saj, grumbullimet mund të shtrihen përtej vendeve ku janë planifikuar, duke sjellë bllokime rrugësh, devijime të trafikut dhe shtim të pranisë së policisë. Në njoftim paralajmërohet edhe mundësia e kufizimit të shërbimeve publike, përfshirë transportin dhe funksionimin e institucioneve qeveritare. Për shkak të këtyre rreziqeve, personelit të Ambasadës Amerikane i është kërkuar të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen protesta. Gjithashtu, u kërkohet të ndjekin mediat lokale, të zbatojnë udhëzimet e policisë, të kenë gjithmonë një plan emergjence ose largimi dhe të shmangin tërheqjen e vëmendjes. U.D/ReportTv.al ambasada e shba protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 49.9% Jo 40.9% Nuk e di 9.3% Vota total: 345 Sondazhi i ditës: A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?

