Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka zgjedhur një foto nga protesta e një grupi pedagogësh sot në Tiranë për të përcjellë mesazhin që tubimi nuk përfaqëson thjesht pedagogët, por Partinë Demokratike dhe familjen e Sali Berishës. “Nuk janë pedagogët, është partia dhe familja e Saliut”, shkruan Balla në Facebook, krahas fotos ku shfaqen Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi. LEXO edhe...Pedagogët politikë, por pa alternativë politike Me këtë postim, Balla e vendos theksin te përfshirja e njerëzve të afërt me kreun e PD-së në një protestë që u organizua nga një grup pedagogësh. Në marshim morën pjesë edhe figura të tjera të lidhura me PD-në. Grupi i tubuesve të sotëm kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe, pasi marshoi drejt Kryeministrisë, përmbysi karriget e vendosura për dialog, duke grisur edhe pankartat me mbishkrimin “DIALOG”. U.D/ReportTv.al argita berisha pedagoge Jamarbër Malltezi protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8280 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

