Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar sot në rrjetet sociale një video, përmes së cilës pretendon se tregohet një episod dhune ndaj një të riu i cili gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kuvendit, kundër Reformës Territoriale, sipas Ballës, thirri me zë të lartë 'Berisha n'burg' Sipas Ballës, pikërisht për këtë arsye i riu është sulmuar nga protestues të PD-së. Në pamjet e publikuara prej deputetit socialist shihet djali që është rrethuar nga një grup personash, ndërsa njëri prej tyre i afrohet nga anash dhe e godet me shuplakw në fytyrë. Pas goditjes, i riu arrin të largohet nga turma. Për Ballën, këto pamje mjaftojnë për të kuptuar më shumë rreth protestës së të enjtes. LEXO EDHE:Jakin Marena: Po ‘arkivohen’ dosjet me 34 viktima të Berishës, vrasje për së dyti! Video u publikua në një ditë kur Sali Berisha nuk arriti të mobilizojë një numër të madh mbështetësish në protestën që kishte shpallur si kombëtare kundër Reformës Territoriale. Paradite protestës iu bashkuan rreth 100 persona, ndërsa thirrjes së dytë të PD-së për t'u mbledhur para Kuvendit në orën 18:00 iu përgjigjën më pak se 20, duke konfirmuar kështu se pavarësisht skandaleve të fundit Berisha e ka të vështirë në mos të pamundur ta përkthejë pakënaqësinë ndaj mazhorancës në mobilizim qytetar. Lajmi kryesor: Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON) U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: taulant balla PS PD reforma territoriale sali berisha Komente Komento Sondazhi i ditës:
8 Tetor, 11:03
Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 61.6% Jo 32.3% Nuk e di 6% Vota total: 1144 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 Territorialja për votim në Kuvend, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?
