Lajme Zone
Protesta e nxënësve përhapet në Lezhë dhe qytete të tjera, gjimnazistët bojkotojnë mësimin
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e nxënësve përhapet në Lezhë dhe qytete të tjera, gjimnazistët bojkotojnë mësimin

Protestës së të rinjve i janë bashkuar edhe nxënës në Lezhë, ku një grup gjimnazistësh, kryesisht nga shkolla “Hydajet Lezha”, kanë lënë mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit për të protestuar.

Protestës së të rinjve i janë bashkuar edhe nxënës në Lezhë, ku një grup gjimnazistësh, kryesisht nga shkolla “Hydajet Lezha”, kanë lënë mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit për të protestuar. Ndërkohë, në Lezhë është shtuar prania e policisë, me efektivë të vendosur pranë institucioneve kryesore për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin. Edhe në Fier pritet të zhvillohet një protestë. Forcat e policisë janë pozicionuar në sheshin qendror të qytetit, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme. Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e gjimnazistëve janë paraqitur në shkollë pa çanta, në një lëvizje që lidhet me protestën e paralajmëruar. Mësimin e kanë bojkotuar edhe nxënësit në Kamëz, që pritet të nisen drejt Tiranës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lezhe protesta