Prokuroria ka kërkuar masë për mosdalje jashtë vendit për dy protestuesit e arrestuar të enjten, Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin. Sipas saj, arrestimet janë të ligjshme. Gjykata është tërhequr për shpallje vendimi. LEXO edhe...Tensione në protestë, tubuesit sulmojnë me vezë e domate policinë! Njëri tenton të çajë kordonin, shoqërohet nga efektivët Artemisa Islamaj, sipas burimeve pranë policisë, sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit. Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë. Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh. Lajm në përditësim... P.J/ReportTv.al orion peci artemisa islamaj prokuroria e tiranes Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63% Jo 29.9% Nuk e di 7% Vota total: 4660 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

