Lajme Zone
Protesta e dhunshme një ditë më parë, 6 të lënduar ende në spital! 19-vjeçari që theu këmbën në operim, edhe një 84-vjeçar nga Kukësi pësoi frakturë në këmbë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e dhunshme një ditë më parë, 6 të lënduar ende në spital! 19-vjeçari që theu këmbën në operim, edhe një 84-vjeçar nga Kukësi pësoi frakturë në këmbë

Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së dhunshme të një dite më parë në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës.

Gjashtë persona të lënduar gjatë protestës së dhunshme të një dite më parë në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Traumës. Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për 3 kalimtarë dhe 3 protestues, të gjithë në gjendje të mirë shëndetësore. Njëri prej kalimtarëve, 19-vjeçari që pësoi frakturë në këmbë, po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Ndërkohë, mes të lënduarve është edhe një 84-vjeçar nga Kukësi, i cili ka pësuar frakturë të femurit. Ndërhyrja kirurgjikale për të moshuarin është planifikuar të kryhet të premten. Njoftimi LEXO EDHE:Biznese të dëmtuara, shtylla e semaforë të thyer/ Dëmet dhe gjurmët e dhunës, çfarë ka mbetur në Tiranë pas protestës së një dite më parë Në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin kujdes shëndetësor 6 persona të lënduar, nga të cilët: * 3 kalimtarë, në gjendje të mirë shëndetësore, të cilët vijojnë qëndrimin në spital. Njëri prej tyre po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. * 3 protestues, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. Dy prej tyre do të vijojnë qëndrimin në spital, ndërsa për personin e tretë po kryhet vlerësimi mjekësor për të përcaktuar nëse nevojitet shtrimi. Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur gjatë natës 1 protestues me shenja intoksikimi, i cili, pas marrjes së trajtimit në urgjencë dhe rekomandimeve mjekësore, është larguar nga spitali. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale u uron shërim të shpejtë të gjithë personave të lënduar dhe garanton vijimin e kujdesit mjekësor sipas nevojave të secilit. Lajmi në përditësim.... SI.E./Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise protesta 13 tetor 2026 Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 20.9% Jo 76.4% Disi 2.8% Vota total: 1476 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?