Lajme Zone
Protesta e dhunshme në Tiranë, policë dhe protestues të plagosur ende në spital, një person i lënduar në sy
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e dhunshme në Tiranë, policë dhe protestues të plagosur ende në spital, një person i lënduar në sy

Efektivë të Policisë dhe protestues që janë plagosur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spital.

Efektivë të Policisë dhe protestues që janë plagosur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë vijojnë të marrin trajtim mjekësor në spital. Mes të lënduarve raportohet edhe një person që ka pësuar dëmtime në sy, i identifikuar si Erjon Vishkulli 28 vjeç, pjesë e “Tifozave Kuq e Zi”.

Protesta u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, hedhje fishekzjarrësh dhe molotovësh, si dhe përdorim të gazit lotsjellës. Gjatë incidenteve u raportuan të plagosur nga të dyja palët.

Po ashtu gjatë protestës së sotme, një polic ka dhunuar me shkop gome një qytetar, duke e lënë të shtrirë në tokë.

“A je mirë? Nuk po reagon. Thërrisni një ambulancë”, dëgjohet të thonë qytetari që i afrohet personit të shtrirë në tokë. Top Channel