Lajme Zone
Protesta e dhunshme në Tiranë, Demo: Të hetohet kush qëndron pas akteve të dhunës, edhe nëse ka lidhje politike!
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e dhunshme në Tiranë, Demo: Të hetohet kush qëndron pas akteve të dhunës, edhe nëse ka lidhje politike!

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kërkoi sot hetimin e çdo dyshimi për organizimin, financimin apo nxitjen e dhunës gjatë protestës së një dite më parë në Tiranë, përfshirë përfshirjen e mundshme të strukturave politike apo grupimeve ekstremiste

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kërkoi sot hetimin e çdo dyshimi për organizimin, financimin apo nxitjen e dhunës gjatë protestës së një dite më parë në Tiranë, përfshirë përfshirjen e mundshme të strukturave politike apo grupimeve ekstremiste. Ai dënoi sulmet e personave të maskuar ndaj policisë me gurë, mjete piroteknike dhe sende të forta, dëmtimin e institucione publike dhe shkatërrimin e plaçkitjen e pronës private. Por Demo kërkoi hetim edhe për veprimet e policisë, duke theksuar se ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë. Reagimi i plotë i ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, për protestën e dhunshme të një dite më parë në Tiranë: LEXO EDHE:U plagos në sy gjatë protestës, Rama për 28-vjeçarin nga Elbasani: U kujdesa personalisht për kurimin e tij në Itali! Akuzon nxitësit e dhunës: Ju ia mbyllët dritën e syrit Dje, qendra e Tiranës u përball sërish me një valë të rëndë dhune. Persona të maskuar sulmuan punonjësit e Policisë së Shtetit me gurë, mjete piroteknike, shkopinj e sende të forta, dëmtuan institucione publike, shkatërruan dhe plaçkitën prona private, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e qytetarëve dhe të forcave të rendit. Këto akte nuk kanë asgjë të përbashkët me protestën paqësore dhe me të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre. Aktet e dhunës nuk mund të justifikohen në emër të protestës dhe as të përdoren si instrument politik për destabilizimin apo goditjen e institucioneve të vendit. Përgjegjësia nuk kufizohet domosdoshmërisht tek autorët e drejtpërdrejtë. Çdo dyshim për organizimin, financimin apo nxitjen e akteve të dhunës, përfshirë përfshirjen e mundshme të strukturave politike apo grupimeve ekstremiste, duhet të hetohet nga organet kompetente dhe të vlerësohet mbi bazën e provave. Për çdo shkelje të ligjit do të kërkohet përcaktimi i përgjegjësisë individuale dhe, sipas rastit, përgjegjësisë për dëmet e shkaktuara ndaj pronës publike dhe private, në përputhje me procedurat ligjore. Por dua të jem po aq i qartë edhe për një parim tjetër themelor: ligji është i njëjtë për të gjithë, edhe për ata që mbajnë uniformën e Policisë së Shtetit. Çdo pretendim për përdorim të paligjshëm apo joproporcional të forcës duhet të hetohet me paanshmëri. Pezullimi i punonjësit të Policisë dhe nisja e hetimeve për rastin e të riut të lënduar në sy janë hapa konkretë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive mbi bazën e provave. Çdo qytetar dhe çdo punonjës policie i lënduar meriton vëmendje, kujdes dhe respekt. Siguria publike është, mbi të gjitha, mbrojtje e jetës dhe e integritetit fizik të njerëzve. Shpreh mbështetjen dhe mirënjohjen time për punonjësit e Policisë së Shtetit që, në kushte të vështira dhe përballë rrezikut, vijojnë të përmbushin detyrën e tyre. Kjo detyrë kërkon vendosmëri, por gjithmonë profesionalizëm, vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit. Në Francë, në Itali, në Shqipëri apo në çdo demokraci europiane, parimi është i njëjtë: liria e protestës mbrohet, ndërsa aktet e dhunës trajtohen sipas ligjit. Qeveria mbetet e hapur për dialog me qytetarët dhe për adresimin e kërkesave të tyre legjitime. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet, por dhuna nuk mund të jetë mjet presioni ndaj institucioneve dhe as të zëvendësojë dialogun demokratik. Detyra jonë është të garantojmë që çdo qytetar të protestojë i lirë dhe i sigurt, që Policia të ushtrojë autoritetin e saj vetëm brenda kufijve të ligjit dhe që askush të mos qëndrojë mbi të. Vendosmëri ndaj dhunës. Respekt për protestën paqësore. Përgjegjësi përpara ligjit, pa përjashtim U.D/Shqiptarja.com TAG: ervin demo Tirane protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.6% Jo 78.5% Disi 2.9% Vota total: 14515 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?