23 persona janë paraqitur në spital me lëndime gjatë protestës së zhvilluar ditën e diel në Tiranë.
Sipas të dhënave të fundit, mes të lënduarve janë 17 efektivë policie, një protestues i mitur, një përfaqësuese e medias dhe katër kalimtarë.
Ndërkohë, nga e marta, 13 tetor, deri mbrëmjen e së dielës, 14 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas informacionit të deritanishëm, asnjë prej personave të shtruar nuk paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet

