Lajme Zone
Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë
PolitikëABC News Albania

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

Ministria e Shëndetësisë thotë se deri në orën 17:00 në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin kujdes mjekësor protestues, efektivë policie dhe një kalimtar, ndërsa një efektiv tjetër po ekzaminohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Konkretisht te Trauma janë paraqitur 9 protestues, njëri prej të cilëve është shtruar në spital, ndërsa 3 të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar.

Po në këtë spital janë paraqitur edhe 4 efektivë policie, nga të cilët 2 kanë marrë mjekim dhe janë larguar. Gjithashtu, në SUT është paraqitur edhe një kalimtar. Ndërkohë, në QSUT po ekzaminohet një efektiv policie. Sipas informacionit të raportuar, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet stabël. Protesta vazhdon të jetë e dhunshme, ndërsa ka hyrë në ditën e pestë të saj. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet