Lajme Zone
Protesta e 63-të në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e 63-të në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Këtë të shtunë u zhvillua protesta e 63-të e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë, ndërsa më herët ishte paralajmëruar edhe një pjesëmarrje e shqiptarëve nga diaspora.

Këtë të shtunë u zhvillua protesta e 63-të e organizuar nga aktivistë dhe qytetarë, ndërsa më herët ishte paralajmëruar edhe një pjesëmarrje e shqiptarëve nga diaspora. Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për t’u ndalur para godinës së Kryeministrisë. Edhe në protestën e sotme nuk kanë munguar thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Mesazhet e protestuesve kanë qenë të njëjta si në ditët e mëparshme, me thirrjet “dorëheqje”, “atdheu është i yni, Zoti me shqiptarët”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, jepe dorëheqjen”. Në orën 21:35 u mbyllën fjalimet, ndërsa protestuesit nisën marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës.