Lajme Zone
A do të zhvendoset në Gjadër kriza e Ceutës?
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

A do të zhvendoset në Gjadër kriza e Ceutës?

Pamjet e njerëzve që mbërrijnë në brigjet e Ceutës kanë forcuar bindjen e kryeministres Giorgia Meloni se politika e “dyerve të hapura” ka dështuar. Për qeverinë italiane, kjo është një mundësi e artë për të ringjallur debatin mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri dhe për të paraqitur “modelin Shqipëria” si një alternativë më efikase.

Kampi i Gjadrit dhe kriza në Ceuta / Pezullimi i Schengenit nga Italia po përdoret nga Giorgia Meloni si provë se politikat e ashpra ndaj emigracionit funksionojnë. Ndërsa Ceuta kthehet në qendrën e krizës së re evropiane, Roma synon të ringjallë “modelin Shqipëria”, duke e vendosur sërish Gjadërin në qendër të debatit politik... Kriza e Ceutës po e transformon edhe një herë çështjen e emigracionit në një armë të fortë politike. Mbi 50 mijë emigrantë të mbërritur në enklavën spanjolle kanë mjaftuar për të ndezur një përplasje të re brenda Evropës, dhe njëkohësisht një betejë të ashpër për pushtet në Itali.

Pamjet e njerëzve që mbërrijnë në brigjet e Ceutës kanë forcuar bindjen e kryeministres Giorgia Meloni se politika e “dyerve të hapura” ka dështuar. Për qeverinë italiane, kjo është një mundësi e artë për të ringjallur debatin mbi qendrat e emigrantëve në Shqipëri dhe për të paraqitur “modelin Shqipëria” si një alternativë më efikase.

Në të njëjtën kohë, Meloni po përpiqet të frenojë ngritjen politike të Roberto Vannaçit, i cili ka ndërtuar profilin e tij publik mbi retorikën e ashpër kundër emigracionit. Ndërsa Vannaçi kërkon masa edhe më radikale, kryeministrja italiane po përpiqet të dëshmojë se shteti mund të arrijë të njëjtin rezultat përmes institucioneve.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, njoftoi rikthimin e kontrolleve në kufirin me Francën, duke theksuar se masat do të zbatohen kryesisht ndaj shtetasve nga vende jashtë Bashkimit Evropian.

Roma është përpjekur të shmangë një përplasje të drejtpërdrejtë me Madridin, sidomos për shkak të ndikimit që tensionet mund të kenë mbi turizmin dhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Megjithatë, qeveria italiane nuk e ka fshehur pakënaqësinë e saj ndaj politikave spanjolle. Përfaqësues të partisë “Fratelli d’Italia” e kanë lidhur krizën me vendimin e autoriteteve spanjolle për të lehtësuar procedurat e pajisjes me shtetësi për qindra mijëra emigrantë, ndërsa kritikojnë ashpër edhe vendimet e gjykatave spanjolle për kufizimin e dëbimeve të menjëhershme.

Sipas kritikëve, pezullimi i Schengenit ka një vlerë më të madhe simbolike sesa praktike. Ish-shefi i policisë italiane, Franco Gabrielli, i tha gazetës Il Foglio se masa

ka më shumë lidhje me propagandën politike sesa me nevojat reale të sigurisë.

Në fakt, Italia e ka pezulluar përkohësisht Schengenin qindra herë gjatë viteve të fundit, ndërsa Franca, Gjermania dhe vende të tjera evropiane kanë ndërmarrë masa të ngjashme në raste të veçanta.

Megjithatë për Georgia Melonin, Ceuta përfaqëson diçka më shumë sesa një krizë kufitare. Ajo është bërë simboli i dështimit të politikave tradicionale të emigracionit dhe njëkohësisht, një mundësi për të konsoliduar lidershipin e saj.

Por pyetja që po shtrohet gjithnjë e më shpesh është një tjetër: nëse presioni migrator vazhdon të rritet, a do të përpiqet Italia ta zhvendosë edhe një herë qendrën e gravitetit të krizës drejt Shqipërisë?

Nëse kjo ndodh, Gjadri mund të shndërrohet sërish në një nga pikat më të nxehta të debatit evropian mbi emigracionin, sigurinë dhe kufijtë e Bashkimit Evropian./Pamfleti nga “Il Foglio”a do të zhvëndoset në gjadër kriza e ceutës Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Konsullata serbe në Shkodër, ministri Hoxha: Nuk cenon sovranitetin e Shqipërisë 2 Gusht 2026, 12:2012:20Politike Ina Zhupa denoncon Bashkinë e Sarandës për ujësjellësin: U shpenzuan 400 mijë euro, banorët pa ujë prej tre muajsh 2 Gusht 2026, 12:0612:06Politike Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë 302 milionë dollarëshe me SHBA-në 1 Gusht 2026, 22:1622:16Politike “Fle pesë orë në ditë”, Rama intervistë për Tik-Toker i njohur: Gjëja më e vështirë si Kryeministër, të mos çmendesh 1 Gusht 2026, 22:0022:00Politike Presidenti Begaj vizitë në Plavë dhe Guci: Ruajtja e trashëgimisë kombëtare është përgjegjësi e të gjithëve 1 Gusht 2026, 16:4916:49Politike Salianji denoncon skandalin: Ministria e Mbrojtjes shpall fituese kompaninë me ofertë 2,7 mln euro më të lartë, avionë s'ka! 1 Gusht 2026, 15:4315:43Politike