Vijon marshimi i protestuesve në protestën e 134-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Qytetarët marshojnë në rrugë me pankarta dhe slogane kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e saj dhe dorëheqjen e kryeministrit. “Revolucion”, “Poshtë qeveria” dhe “Rama jep dorëheqjen” janë disa nga thirrjet e protestuesve gjatë marshimit. Në pankartat e mbajtura prej tyre shfaqen gjithashtu mesazhe kundër figurave kryesore politike, mes tyre edhe thirrjet: “Arresto Ballukun, Rama në burg, Berisha në burg”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
