Po mbahet sot në 15 shtator protesta e 108 në kryeqytet kundër qeverisë. Sapo janë mbyllur edhe fjalimet e aktivistëve, të cilët folën me tone të ashpra kundër politikave të qeverisë. Menjeherë, qytetarët kanë nisur një marshim në rrugët e Tiranës. Qytetarët mbajnë në duar flamuj kombëtar dhe bëjnë thirrje për dorëheqjen e kreut të qeverisë. “Dorëheqje”, thërrasin ata. Që prej ditës së parë së protestës, kërkesa e parë e saj ka qenë dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për keqqeverisje dhe korrupsion të përhapur në struktura qeveritare,. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 108 protesta
