Pas marshimit nëpër akset kryesore të Tiranës, protestuesit janë ndalur para Bllokut të Sigurisë në Mine Peza, ku kërkojnë lirimin e qytetarëve të arrestuar një ditë më parë. Sot është zhvilluar dita e 108-të e protestës kundër qeverisë. Pas përfundimit të fjalimeve, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke vijuar aksionin e përnatshëm në kryeqytet.
Të vendosur për të mos u tërhequr nga protesta që vijon prej më shumë se tre muajsh, qytetarë dhe aktivistë kanë deklaruar se do ta çojnë deri në fund këtë revoltë, deri në realizimin e kërkesave të tyre. Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, ata kanë marshuar të shoqëruar nga thirrjet kundër qeverisë.
Pas përshkimit të disa akseve, protestuesit janë ndalur para Bllokut të Sigurisë në Mine Peza. Të stacionuar para ambienteve të sigurisë, ata kanë brohoritur në kor: “Lironi çunat”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”.
“Lironi shqipet!” është një tjetër thirrje që është dëgjuar nga turma, ndërsa protestuesit kanë brohoritur gjithashtu: “Nuk jeni vetëm!” dhe “Gjithë Shqipëria është me ju!”.
Ndalesa në këtë zonë lidhet me kërkesën për lirimin e personave të arrestuar një ditë më parë pranë shkollës “Edit Durham”.
Itinerari i marshimit nisi nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe vijoi pranë Bashkisë së Tiranës, te 9-katëshet dhe pranë Muzeut Kombëtar, Mine Peza, për t'u zhvendosur më pas drejt Zogut të Zi.
Gjatë lëvizjes së turmës, akset ku kalonte marshimi u bllokuan, duke sjellë ndërprerje dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë, qytetarët dhe aktivistët kanë theksuar se aksioni nuk përfn me protestën e sotme, duke paralajmëruar një tjetër tubim të enjten para Kuvendit. Protesta e radhës është njoftuar në të njëjtën ditë kur do të zhvillohet seanca parlamentare, teksa pritet që deputetët të shqyrtojnë dhe votojnë një sërë projektligjesh.
Krahas kërkesës për lirimin e të arrestuarve, protestuesit vijojnë të kërkojnë edhe largimin e qeverisë.proteste qytetaret blloku i sigurise Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Bujqësia pa inventar prej 15 vitesh/ Andis Salla dështon me Censin, procesi shtyhet sërish 15 Shtator 2026, 21:2521:25Aktualitet Vendimi i Gjykatës së Lartë, Artan Hoxha: Veliajn e çoi Rama në burg, tani fshihet si struci 15 Shtator 2026, 21:1921:19Aktualitet Nis marshimi i 108-të, protestuesit bllokojnë akset kryesore të Tiranës 15 Shtator 2026, 20:5420:54Aktualitet Babai i një prej të arrestuarve “shpërthen” ndaj Ramës: Nuk na shuan dot si komb! 15 Shtator 2026, 20:3420:34Aktualitet “5 ligje për grabitjen e shqiptarëve”, aktivisti paralajmëron protestë të enjten para Kuvendit 15 Shtator 2026, 20:1720:17Aktualitet “Bujqësia në ditën më të zezë”, protestuesja akuza të forta: Subvencionet e fermerëve vidhen! 15 Shtator 2026, 20:0520:05Aktualitet

