Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Protesta diskretitoi Ramën në arenën ndërkombëtare”/ Kalaja për opozitën: Uji që rri, qelbet! PD duhet të rifreskohet dhe të angazhohet me reagimin qytetar


Analisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te protestat qytetare kundër qeverisë dhe roli që, sipas tij, duhet të ketë opozita. Kalaja tha se protesta ka krijuar presion politik dhe ndërkombëtar ndaj qeverisë, ndërsa kërkoi që Partia Demokratike të ripozicionohet dhe të angazhohet më shumë me reagimin qytetar.

Analisti Aulon Kalaja ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur te protestat qytetare kundër qeverisë dhe roli që, sipas tij, duhet të ketë opozita. Kalaja tha se protesta ka krijuar presion politik dhe ndërkombëtar ndaj qeverisë, ndërsa kërkoi që Partia Demokratike të ripozicionohet dhe të angazhohet më shumë me reagimin qytetar. Sipas tij, pas 14 vitesh qeverisje, situata politike kërkon një reagim më të fortë dhe më të organizuar. Kalaja u ndal edhe te skandali me Shërbimin Informativ të Shtetit, duke hedhur akuza për një tjetër skandal që, sipas tij, lidhet me trafikimin e armëve dhe NATO-n. “Ne kemi mashtruar NATO-n me rastin e SHISH. Kur them ne, e kam fjalën ky zotëria ka mashtruar NATO-n se po merret me trafikimin e armëve. Është një skandal tjetër që po hapet. Janë sekuestruar disa telefona për këtë çështje”, deklaroi Kalaja. Ai tha se çështje të tilla nuk duhet të mbulohen nga debate të tjera, duke theksuar se “me NATO-n nuk bëhet shaka”. Kalaja argumentoi se protesta duhet të vijojë të ushtrojë presion përballë këtyre zhvillimeve. “Prandaj mendoj që të gjitha këto momente protesta do duhet t’i japë oksigjen, në këtë rast, për të arritur presionin e saj”, u shpreh ai, apsi theksoi se ka qenë pikërisht proetsta që ka diskretituar Ramën në sy të ndërkombëtarëve.

Duke folur për Partinë Demokratike, Kalaja tha se opozita duhet të kryejë një proces të brendshëm ripërtëritjeje, por njëkohësisht të fokusohet te problematikat konkrete politike. Ai solli si shembull çështjet e sigurisë dhe kërkoi që strukturat përkatëse të PD-së të dalin me qëndrime dhe propozime konkrete.

“Partia Demokratike duhet të ripozicionohet edhe njëherë. Nuk duhet të fokusohemi vetëm tek ripërtëritja. Ky është një proces i brendshëm që Partia Demokratike duhet ta bëjë, sepse një ujë që nuk rrjedh qelbet dhe sigurisht që duhet të rifreskohet brenda saj”, tha Kalaja.

Ai theksoi se PD duhet të angazhojë ekspertët e saj për çështjet e sigurisë dhe të propozojë edhe ndryshime ligjore në lidhje me funksionimin e SHISH.

“Çfarë do të bëjë Partia Demokratike, për shembull, në Komisionin e Sigurisë? Ka një departament të sigurisë që duhet të dalë me ekspertët e saj për të mbajtur një qëndrim se si mund të ndryshohet ligji për SHISH-in në këtë rast ose çfarë është Shërbimi Informativ në Shqipëri”, u shpreh ai.

Kalaja tha gjithashtu se nuk është dakord me idenë që PD të organizojë një protestë të veçantë, duke argumentuar se një veprim i tillë do të krijonte përplasje me protestën qytetare që po zhvillohet.

“Unë jam kundër që Partia Demokratike të organizojë protestë. Do dalësh të sfidosh njerëzit që janë në bulevard? Njerëzit e PD-së janë në shesh. Mendoj që nuk është momenti”, tha ai.

Sipas Kalasë, protesta aktuale duhet të mbetet një reagim qytetar dhe opozita duhet ta mbështesë atë, pa tentuar ta marrë nën kontroll apo ta shndërrojë në një aktivitet partiak.

“Një protestë ka në Shqipëri, ajo është protesta e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka vend për mbështetje, ta furnizojë me njerëz, të organizojë strukturë. Unë mendoj që Partia Demokratike duhet ta furnizojë protestën me njerëz dhe të japë mesazhin që të shkoni në protestë dhe ta mbështesni atë”, deklaroi Kalaja.

Në fund, ai tha se opozita duhet të jetë më e organizuar në raport me zhvillimet politike dhe me institucionet e drejtësisë, duke vlerësuar se deri tani reagimi i saj ndaj SPAK-ut nuk ka qenë i mjaftueshëm. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb