Lajme Zone
Protesta dhe Kuvendi/ Çfarë do të ndodhë sot në kryeqytet
PolitikëCNA

Protesta dhe Kuvendi/ Çfarë do të ndodhë sot në kryeqytet

Inteligjenca artificiale synon të automatizojë punën njerë...

Sot në orën 10:00 do të mblidhet sërish Kuvendi për të zhvilluar seancën parlamentare.

Seanca e sotme vjen pas 10 ditësh protestë në kryeqytet dhe pas porosisë së kryeministrit Edi Rama për të vijuar normalisht punën.

Krahas pritet të zhvillohet dhe protesta e e përditshme.

Në protestë prej tre ditësh janë bashkuar dhe disa pedagogë, të cilët pritet të mblidhen tek Universiteti Politeknik për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.

Nga ana tjetër në Kuvend pritet të zhvillohen disa interperlanca me ministrin e Brendshëm Ervin Demo si dhe ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi.

Po ashtu do të disktohen dhe një sërë projektligjesh. Situata pritet të jetë e tensionuar duke parë dhe rrjedhën e protestave të 10 ditëve./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.