Ka mbërritur në godinën e qeverisë Kryeministri Edi Rama, i cili, për shkak të blindimit të dyerve kryesore nga protesta, është detyruar të hyjë në godinë nga hyrja e pasme, aty ku hyn stafi i mediave. Në orën 12:30 pritet të mbahet mbledhja e qeverisë, e cila ishte planifikuar fillimisht në orën 17:30, por, pas zhvillimeve të fundit që solli protesta, u njoftua ndryshimi i orarit të agjendës.
