Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë një tjetër përditësim lidhur me protestën në orët e pasdites.
Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 18:45 janë regjistruar disa shtetas për mjekim në Spitalin Universitar të Traumës.
Mësohet se gjithsej janë 11 të lënduar, mes të cilëve 6 protestues, përfshirë 3 të mitur.
Po ashtu janë lënduar 3 efektivë dhe 2 kalimtarë.
Aktualisht në urgjencën e SUT ndodhen 2 protestues, në gjendje e mirë shëndetësore, duke u ekzaminuar, si edhe 1 efektiv policie, në gjendje e mirë shëndetësore./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

