Lajme Zone
Pronari kap hajdutët në shtëpi dhe hap zjarr, humb jetën 25 vjeçari i dyshuar shqiptar
BotëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pronari kap hajdutët në shtëpi dhe hap zjarr, humb jetën 25 vjeçari i dyshuar shqiptar

Një 25-vjeçar, i cili sipas mediave italiane dyshohet se është me origjinë shqiptare, mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së dielës në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, pranë Torinos. Sipas rindërtimit paraprak, i riu dyshohet se kishte hyrë së bashku me të paktën pesë persona të tjerë në pronën e një 35-vjeçari italian, me qëllim vjedhjen. Pronari, i cili ndodhej i vetëm në banesën në rikonstruksion, dëgjoi zhurma në oborr dhe mori armën që e posedonte me leje.

35-vjeçari qëlloi disa herë në drejtim të grupit, ndërsa një prej plumbave goditi 25-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen. Personat e tjerë arritën të largoheshin nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas të shtënave, vetë pronari telefonoi karabinierët dhe kërkoi ndihmë. Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por për të riun nuk mund të bëhej më asgjë. Sipas mediave italiane, viktima banonte në provincën e Torinos dhe dyshohet se ishte me origjinë nga Shqipëria.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë me saktësi dinamikën e ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave që ndodheshin në pronë. Një nga pistat është se grupi kishte synuar materialet e ndërtimit që ndodheshin në oborrin e banesës, e cila nuk kishte gardh apo portë. Arma e përdorur nga 35-vjeçari rezulton e regjistruar ligjërisht, ndërsa Prokuroria italiane ka nisur hetimet ndaj tij për vrasje dhe po verifikon nëse përdorimi i armës ka qenë i justifikuar nga rrethanat e momentit.