Lajme Zone
Pronari i “Globus Travel” shoqërohet nga policia pas të shtënave me armë në jahtin në Palasë
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pronari i “Globus Travel” shoqërohet nga policia pas të shtënave me armë në jahtin në Palasë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Palasë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në bordin e një jahti luksoz.

Forcat speciale bllokuan jahtin pas të shtënave me armë, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e incidentit Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Palasë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në bordin e një jahti luksoz.

Pas sinjalizimit, efektivët e Policisë Kufitare, të mbështetur nga forcat speciale, kanë rrethuar mjetin lundrues dhe kanë nisur menjëherë veprimet hetimore. Sipas burimeve, dy persona që dyshohet se kanë lidhje me incidentin u larguan nga jahti me një gomone, por u ndaluan sapo dolën në breg.

Mes të shoqëruarve është Astrit Gjonpalaj, ish-punonjës policie dhe aktualisht sipërmarrës, i njohur si pronar i kompanisë turistike “Globus Travel”, raporton joq. Po ashtu është shoqëruar edhe shtetasi shqiptaro-amerikan Astrit Meta.

Të dhënat paraprake tregojnë se të dy ndodheshin në jaht në momentin kur u përdor arma e zjarrit, ndërsa rrethanat dhe roli i secilit mbeten objekt i hetimeve.

Ndërkohë, jahti është sekuestruar për ekspertim dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes, si dhe arsyet që çuan në përdorimin e armës në një nga zonat më të frekuentuara të bregdetit shqiptar gjatë sezonit veror. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Detaje nga të shtënat me armë në Palasë, shkarkohet një karikator i tërë 2 Gusht 2026, 22:4422:44Kronike Të shtëna me armë në një festë në jaht, policia "blindon" Dhërmiun 2 Gusht 2026, 22:0622:06Kronike E rëndë në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën sapo futet në det! 2 Gusht 2026, 21:1221:12Kronike Aksident në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash; plagoset një person 2 Gusht 2026, 19:0319:03Kronike I dha Jet Ski një 12-vjeçari në Dhërmi, Policia gjobit pronarin dhe i bllokon mjetin 2 Gusht 2026, 17:1517:15Kronike U aksidentua gjatë punës në minierë, nxirret i pajetë trupi i 40-vjeçarit 2 Gusht 2026, 16:2816:28Kronike